2025 — Vlash Brahjas Gjykata: Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia,…

Vlash Brahjas Gjykata: Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL…

Pikat kryesore

  • Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja (vëllai i Rrumit të Shijakut).
  • Të dy këta persona dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.
  • Përmes rekursit, ata kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja (vëllai i Rrumit të Shijakut). Të dy këta persona dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalëzit, në Durrës. Përmes rekursit, ata kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta. Në tetor 2025, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, Rrumin, për vëllain e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në tjetërsimin e tokave ne Gjirin e Lalzit. Apeli i GJKKO konfirmoi gjithashtu asokohe masën “arrest në burg” edhe për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist, Loer Kume. Ai akuzohet si pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. Po ashtu kujtojmë se Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, i mbijetoi atentatit të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019, teksa udhëtonte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj, që po ashtu mbeti i plagosur. Viktimë e atij atentati mbeti Andi Maloku.

Lini një Përgjigje