Mefail Bajqinovci, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka deklaruar se mund të kenë kritika ndaj Gjykatës Kushtetuese, por vendimet e saj i zbatojnë. “Ne mund të kemi kritika, por vendimet i zbatojmë”, ka thënë ai. “Kritikë dhe mospajtim për vendim kemi të drejtë, është demokraci, dhe në gjithë botën nuk pajtohen me vendime, por vendimi zbatohet. Pikërisht këtë e ka bërë gjithmonë Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai. Tutje, Bajqinovci ka theksuar se sulm është kur dikush del në publik e thotë “kam me të ngritë zag”, duke iu referuar një deklarate të Sami Lushtakut ditë më parë në drejtim të atyre që nuk e respektojnë shtetin dhe shkelin Kushtetutën. “Sulm është kur dikush del në publik dhe thotë ‘kam me të ngritë zhag’, ajo është sulm,” ka përfunduar ai. Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike
100 — Bajqinovci: Kritikat ndaj Gjykatës nuk janë sulm, sulm është kur kërcënohet…