Pikat kryesore
- Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka thënë se NATO e ka shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia për sulmin terrorist në Banjskë dhe dhunën ndaj KFOR-it.
- Pavarësisht kësaj, Shekerinska, tha se asgjë nuk mund ta zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë.
- “Ne besojmë fuqimisht se dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka thënë se NATO e ka shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia për sulmin terrorist në Banjskë dhe dhunën ndaj KFOR-it. Pavarësisht kësaj, Shekerinska, tha se asgjë nuk mund ta zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë. “Ne besojmë fuqimisht se dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon. Sigurisht, ne e kemi dënuar dhunën në vitin 2023, si dhunën ndaj KFOR-it, por edhe incidentin në Banjskë”. “Dhe ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie në lidhje me to. Por asgjë nuk mund të zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë. Dhe kjo është një zgjedhje që duhet të bëjnë Beogradi dhe Prishtina”, tha ajo për Klankosova. Tutje, ajo u shpreh edhe një herë se NATO e mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, teksa tha se kanë komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me përfaqësuesin e BE-së për dialog. UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU) – universiteti Nr.1 për inovacion në SHBA 10/18/2025 19:00 Ademi për protestën në Tiranë: U tha njëzëri se liria dhe çlirimtarët nuk mund të gjykohen 10/18/2025 18:55 Vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, KQZ jep detaje 10/18/2025 18:52 Kurti: Bugajski figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve