Pikat kryesore
- Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud tha sot në konferencën për shtyp se ajo “nuk është në gjendje të japë një afat kohor” për rezultatet e para të hetimit për zjarrin.
- Sipas saj, ka ekipe që punojnë për të sjellë përgjigje “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
- “Trajtimi i plagëve të tyre nga djegiet mund të zgjasë disa javë, ose muaj”, tha drejtoresha e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet.
Zvicër, rreth 40 të vdekur dhe 100 të plagosur nga zjarri në resortin e skive Crans-Montana Të paktën 40 persona janë raportuar të vdekur pas një zjarri që përfshiu një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana gjatë festimeve të Vitit të Ri. Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilloud tha sot në konferencën për shtyp se ajo “nuk është në gjendje të japë një afat kohor” për rezultatet e para të hetimit për zjarrin. Sipas saj, ka ekipe që punojnë për të sjellë përgjigje “sa më shpejt që të jetë e mundur”. “Trajtimi i plagëve të tyre nga djegiet mund të zgjasë disa javë, ose muaj”, tha drejtoresha e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet. “Këta janë pacientë të rinj. Mesatarisht, midis 16 dhe 26 vjeç”, shtoi ajo. I pyetur nëse e dinë afërsisht se sa njerëz ishin në lokal në kohën e zjarrit, kryetari i komunës së Crans-Montana Nicolas Féraud thotë “aspak”. Ai thotë se ka rregullore që mbulojnë këtë dhe se shërbimet e sigurisë kanë një orar vjetor për të vizituar dhe kontrolluar vendet për t’u siguruar që ato janë në përputhje me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë. Njëzet e dy të rinj që pësuan plagë të rënda, u transportuan me helikopter në spitalin e Lozanës, njoftoi gazeta zvicerane “24 Heures”. Tetë pacientë dhe po transferohen në kujdes intensiv, sipas Charmet. loading…