Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për mediat lidhur me zhvillimet në Zvërnec.
- Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama e konsideroi pozitive, nisjen e hetimeve nga SPAK për origjinën e pronës, që sipas tij do i jap fund spekulimeve dhe pretendimeve.
- “Kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.
Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për mediat lidhur me zhvillimet në Zvërnec. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama e konsideroi pozitive, nisjen e hetimeve nga SPAK për origjinën e pronës, që sipas tij do i jap fund spekulimeve dhe pretendimeve. “Kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe clirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronar. SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa I lënë të kalojnë të shitësi, për të cilin ka një proces hetimor, kjo në këndvështrimin tim është pozititive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Cështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim I pavarur përmes SPAK. Rezultati do jetë I padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore nga pikëpamja e prentedimeve do I japë fund cdo spekulimi. Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës do marrë paratë në të kundërt do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe do përdoren për cilind që do pretendojë se pretendimin për pronën e ka të bazuar.” tha Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë! Dorëheqje? Rama: Përfaqësoj votën e 800 mijë shqiptarëve! ‘Çakejtë’ e Agimit të Artë, subjekt vetëm për Zotin Besa, jo Gjaku: Zvërneci dhe Shqipëria që ia vlen të ruhet