Pikat kryesore
- Marta Kostiuk, tenistja tepër në formë nga Ukraina, arriti në gjysmëfinale të Grand Slemit “Rolan Garos” në Paris, duke hedhur kandidaturën për titullin e saj të madh në karrierë.
- Vajza e lindur në Kiev fitoi derbin ndaj patriotes së saj, Elina Svitolina, në një përballje që ndoshta nuk e kishte dashur, por që natyrisht ishte e pashmangshme.
- Njëzetetrevjeçarja ia doli 2-1 me rezultatin e seteve, 6-3, 2-6 e 6-2, duke treguar më shumë forcë fizike dhe psiqike sesa rivalja.
Nuk është numri 1 në botë, por duket njeriu I momentit. Marta Kostiuk, tenistja tepër në formë nga Ukraina, arriti në gjysmëfinale të Grand Slemit “Rolan Garos” në Paris, duke hedhur kandidaturën për titullin e saj të madh në karrierë. Vajza e lindur në Kiev fitoi derbin ndaj patriotes së saj, Elina Svitolina, në një përballje që ndoshta nuk e kishte dashur, por që natyrisht ishte e pashmangshme. Njëzetetrevjeçarja ia doli 2-1 me rezultatin e seteve, 6-3, 2-6 e 6-2, duke treguar më shumë forcë fizike dhe psiqike sesa rivalja. E habitshme sesi kanë ardhur punët, pasi Svitolina jo vetëm që është më e madhe në moshë sesa ukrainasja tjetër, duke qenë 31 vjeç, e madje në vendin e 7-të në renditjen botërore të tenisit të femrave. Kostiuk është vetëm e 15-ta. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar aspak të rritet e të synojë trofeun në Paris, e pse jo t’i afrohet tenisteve që janë të parat si Sabalenka, Ribakina apo Shviontek. Madje, ukrainasja mundi në të tetat e finaleve pikërisht polaken Shviontek që ishte favorite. Tashmë, në gjysmëfinale e pret një rivale e njohur, pse jo një “armike”. Përballë Martës do të jetë rusja Mira Andrejeva që kaloi në çerekfinale rumunen Kërstea madje fare lehtë me setet 6-0 e 6-3, ndërsa është numri 6 në botë. Dy kundërshtaret e ashpra, Kostiuk dhe Andrejeva, njëra ukrainase e tjetra ruse, nuk pritet t’i japin dorën njëra-tjetrës, në një atmosferë të tensionuar për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, luftë që vazhdon që nga fillimi I vitit 2022. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zelensky i kërkon Trump raketa “Patriot” “Ukraina fitoi epërsi me dronë dhe mbështetjen e Europës”, eksperti Qirjazi: 500 mijë ushtarë rusë të vrarë Lavrov e këshillon Rubion të evakuojë qytetarët amerikanë nga Kievi