Pikat kryesore
- Sipas PTHP-së, duke qenë se ai me dashje ua ka marrë jetën disa personave, në bazë të nenit 123, paragrafi 3 të Kodit Penal, për të parashihet dënim me të paktën 10 vjet burg ose burgim i përjetshëm.
- Prokuroria sqaron se ngjarja e parë ndodhi natën mes 05.01.2025 dhe 06.01.2025 në fshatin Kleçovcë, ku ai me dashje i mori jetën një gruaje të moshuar dhe të pafuqishme.
- Sipas përshkrimit, ai hyri në banesën e saj dhe, teksa ajo flinte në shtrat, e sulmoi fizikisht duke nisur ta mbyste me forcë.
Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur sot aktakuzë, pas përmbylljes së hetimeve, ndaj një 25-vjeçari nga Staro Nagoriçane, i dyshuar për katër vepra penale të kualifikuara si “Vrasje” dhe dy tentativa vrasjeje të së njëjtës formë, njoftoi Prokuroria Publike e RMV-së, përcjell Maqedoni. Sipas PTHP-së, duke qenë se ai me dashje ua ka marrë jetën disa personave, në bazë të nenit 123, paragrafi 3 të Kodit Penal, për të parashihet dënim me të paktën 10 vjet burg ose burgim i përjetshëm. Në njoftim thuhet se, sipas ekspertizave të realizuara gjatë fazës hetimore, veprat janë kryer për motive të tjera të ulëta, përkatësisht me synimin për të përmbushur pasionet e tij seksuale ndaj trupave të vdekur të femrave. Prokuroria sqaron se ngjarja e parë ndodhi natën mes 05.01.2025 dhe 06.01.2025 në fshatin Kleçovcë, ku ai me dashje i mori jetën një gruaje të moshuar dhe të pafuqishme. Sipas përshkrimit, ai hyri në banesën e saj dhe, teksa ajo flinte në shtrat, e sulmoi fizikisht duke nisur ta mbyste me forcë. Viktima humbi jetën si pasojë e frakturave dhe lëndimeve të shumta që ia pamundësuan frymëmarrjen. Një rast tjetër, i ndodhur në një periudhë të pacaktuar ndërmjet 05.06.2025 dhe 07.06.2025 në fshatin Dragomance, ka të bëjë me vrasjen me dashje të një gruaje tjetër, e kryer në mënyrë të ngjashme. Ngjarja e tretë u regjistrua më 22.07.2025 në fshatin Çellopek, ku i akuzuari tentoi të vriste një grua, por ajo arriti ta trembte duke i bërtitur djalit të saj, çka bëri që ai të largohej. Sipas Prokurorisë, në orët e mbrëmjes mes 17.01.2026 dhe 18.01.2026 në fshatin Staro Nagoriçan, i pandehuri vrau me dashje një grua më të re në moshë, për të cilën e dinte po ashtu se ishte vetëm. Edhe në këtë rast, mënyra e kryerjes së krimit ishte e ngjashme me atë të rasteve të mëhershme. Në orët e mbrëmjes midis 05.02.2026 dhe 06.02.2026, në fshatin Çelopek, ai i mori jetën edhe një viktime tjetër të moshuar dhe të pafuqishme. Rasti i fundit i evidentuar është ai i 09.02.2026 në fshatin Çelopek, ku ai tentoi qëllimisht t’i merrte jetën një gruaje tjetër, por u frikësua nga një zhurmë që dëgjoi dhe iku pa e realizuar synimin. Po ashtu, nga Prokuroria bëhet e ditur se prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kumanovë edhe propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më herët ndaj të akuzuarit.