ZRRE: Çmimi i rrymës mund të rritet kur të shqyrtohen tarifat në dhjetor

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë sërish shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Sipas kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.

“Ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor…

do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve…

jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, deklaroi Fejzullahu.

Fejzullahu këto komente i bëri pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjisë.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje