Zjarri në Qendrën Boris Trajkovski Shkup, nëntë policë përfunduan në Toksikologji Nëntë policë janë dërguar në Repartin e Toksikologjisë dhe po marrin mbështetje me oksigjen për shkak të thithjes së tymit pas parandalimit të përhapjes së një zjarri pranë Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup.
Zjarri u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë dhe ekipi i zjarrfikësve, ndërsa pjesëmarrësit dhe publiku u evakuuan në mënyrë të sigurt njoftoi MPB, raporton SHENJA.
“Dje rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës Sportive Boris Trajkovski në Shkup, edhe pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, policë të angazhuar në sigurinë fizike të turneut ndërkombëtar të hendbollit, së bashku me një ekip për mbrojtje nga zjarri, ndërmorën masa dhe aktivitete për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe përfshirjen e automjeteve dhe ndërtesave, si dhe të pistës së akullit që është pjesë e qendrës sportive.
Pjesëmarrësit e turneut dhe të gjithë punonjësit e tjerë sportivë dhe publiku u evakuuan gjithashtu në mënyrë të sigurt.
Si pasojë e zjarrit, nëntë policë janë në mbështetje me oksigjen në Repartin e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit dhe janë në gjendje të qëndrueshme”, thonë nga MPB.
Të gjitha zjarret në rajonin e Shkupit janë shuar ose janë vënë nën kontroll Naser Selmani: Padia e VLEN kundër Bujar Osmanit ia forcon imazhin Janevska: Libra do të ketë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme Perinski: VMRO-DPMNE ka potencial që të fitojë në pothuajse çdo qytet, nuk pres ndërlikime në zgjedhjet lokale ASh: Pa barazi reale nuk ka shtet funksional Zjarri në Qendrën Boris Trajkovski Shkup, nëntë policë përfunduan në Toksikologji