Pikat kryesore
- Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët.
- Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndërhynë për të shuar flakët.
- Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar sqaron se një person i cili banonte në një kat më lart banesës ku ka rënë zjarri, është asfiksuar nga tymi.
Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse ndërhynë për të shuar flakët. Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar sqaron se një person i cili banonte në një kat më lart banesës ku ka rënë zjarri, është asfiksuar nga tymi. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj. Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.