Zhegrova në Juventus, zbulohen detajet e transferit Edon Zhegrova ateroi në mëngjesin e sotëm në aeroportin e Caselles në Torino dhe është i gatshëm të bëhet futbollist i ri i Juventusit.
Mesfushori ofanziv arriti nga Lille dhe tash është duke i kryer vizitat mjekësore në J Medical.
Më pas, ylli kosovar do ta nënshkruajë kontratën me “Bianconeri”, shkruan mediumi italian “Tuttosport”, përcjell “Gazeta Express”.
Juve për kartonin e 26-vjeçarit pritet t’i paguajë 20 milionë euro plus bonuset, ndërsa Zhegrova do ta zë vendin e Nico Gonzalez, i cili do të transferohet në Atletico Madrid.
Ish-futbollisti i Baselit do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, ndërsa rroga e tij vjetore do të jetë 2,5 milionë euro.
Zhegrova vjen nga një sezon me dy fytyra.
Në pjesën e parë të tij i kishte zhvilluar 21 ndeshje me 8 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat, kurse në atë të dytë ishte i lënduar dhe nuk luajti fare.
Sidoqoftë, ai ka ushtruar fort dhe është i gatshëm t’i tregojë vlerat e tij në Torino.
Zhegrova në Juventus, zbulohen detajet e transferit Edon Zhegrova pritet në Juventus edhe me flamur të UÇK-së Edon Zhegrova mbërrin në Torino, kështu i përshëndet tifozët e Juves Leon Avdullahu mbërrin në Kosovë, këto janë fjalët e para të Dardanit më të ri Liverpooli e thyen rekordin në Premierligë, sot do ta transferojë Alexander Isak për 157 milionë euro