Zhegrova i thotë fjalët e para si lojtar i Juventusit: Krenari ta veshi këtë fanellë

Zhegrova i thotë fjalët e para si lojtar i Juventusit: Krenari ta veshi këtë fanellë Superylli i Kosovës, Edon Zhegrova e ka kompletuar sot transferimin e shumëpritur te Juventusi.

26-vjeçari ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, ku ka shprehur krenarinë për transferimin te Juventusi.

“Sinqerisht, është si një ëndërr për mua, është një moment i jashtezakonshëm për mua e familjen time dhe jam shumë krenar dhe i nderuar ta vesh këtë fanellë.

Do ta vesh këtë fanellë me krenari dhe do të jap më të mirën time për skuadrën”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Zhegrova ka nënshkruar kontratë deri më 2030 me klubin italian, me sulmuesin që do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

Zhegrova u transferuar në Serie A nga Lille, ku luajti për tri vite e gjysmë.

/GazetaExpress / Klubi anglez interesohet për mbrojtësin e Barcelonës në çastet e fundit të merkatos Milani e zyrtarizon nënshkrimin me Rabiotin Zhegrova i thotë fjalët e para si lojtar i Juventusit: Krenari ta veshi këtë fanellë Juventus e zbulon çmimin e blerjes së Edon Zhegrovës Zyrtare: Zhegrova nënshkruan me Juventusin deri më 2030 Veldin Hoxha i thotë fjalët e para si lojtar i Kosovës, ka edhe një mesazh për tifozët

Lini një Përgjigje