Pikat kryesore
- TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas zhvillimeve politike në Hungari, duke uruar si kryeministrin në largim ashtu edhe liderin e ri politik.
- Në mesazhin e tij, Rama shprehet se ka qenë një “kënaqësi e veçantë” bashkëpunimi me Viktor Orban , duke theksuar afrimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë gjatë kësaj periudhe.
- Njëkohësisht, kreu i qeverisë shqiptare përgëzon edhe Peter Magyar për fitoren e tij, duke e cilësuar atë “vërtet mbresëlënëse”.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas zhvillimeve politike në Hungari, duke uruar si kryeministrin në largim ashtu edhe liderin e ri politik. Në mesazhin e tij, Rama shprehet se ka qenë një “kënaqësi e veçantë” bashkëpunimi me Viktor Orban , duke theksuar afrimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë gjatë kësaj periudhe. Njëkohësisht, kreu i qeverisë shqiptare përgëzon edhe Peter Magyar për fitoren e tij, duke e cilësuar atë “vërtet mbresëlënëse”. Rama i uron atij suksese si kryeministër i sapozgjedhur dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen. “Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij. Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”, shkruan Rama./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Shitët Sazanin te familja e Trump”, Rama i përgjigjet akuzave dhe sqaron projektin: Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin! “Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama-operatorëve turistikë në Vlorë: Investoni në parkime, investim që kthehet shpejt “Çmimet nuk i vendos qeveria”, Rama me operatorët turistikë në Vlorë: Do i bëni gropën vetes nëse…