Zgjedhje e papritur/ opinionistja e Big Brother VIP Albania 5?

Zgjedhje e papritur/ opinionistja e Big Brother VIP Albania 5?

Pikat kryesore

  • Burime pranë kanë bërë me dije për revistën “Anabel” se opinionistja e këtij edicioni në “Big Brother VIP Albania 5” do të jetë Monika Kryemadhi!
  • Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Kryemadhin kaq pranë botës së spektaklit dhe në rolin e opinionistes.
  • Përsa i përket opinionistit tjetër, është ende e paditur nëse do të shohim për të pestin vit radhazi Arbër Hajdarin apo dikë tjetër.

Burime pranë kanë bërë me dije për revistën “Anabel” se opinionistja e këtij edicioni në “Big Brother VIP Albania 5” do të jetë Monika Kryemadhi! Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Kryemadhin kaq pranë botës së spektaklit dhe në rolin e opinionistes. Përsa i përket opinionistit tjetër, është ende e paditur nëse do të shohim për të pestin vit radhazi Arbër Hajdarin apo dikë tjetër. Ndërkohë që “Big Brother VIP Albania 5” fillon sonte në mbrëmje, është konfirmuar se moderimi i është besuar sërish Ledion Liços. Pasditen e djeshme u zbulua zyrtarisht dhe nga se një ndër banorët e këtij viti do të jetë Angelo Haruni, gazetar dhe moderatori i emisonit ekonomik “Top Talk”, në Top Channel. “Fan Club” nga ana tjetër, që nis transmetimin një ditë pas “BBVA”, do të moderohet nga Kiara Tito dhe 2 opinionistët e konfirmuar do të jenë: Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

Lini një Përgjigje