Pikat kryesore
- Në një intervistë për “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Duka theksoi se zgjedhjet vendore varen kryesisht nga individi dhe jo vetëm nga forca politike.
- Ai u shpreh se aktualisht situata nuk është e favorshme në tërësi për opozitën, me përjashtim të disa zonave, ndërsa përmendi si shembull Kavajën dhe potencialin e mundshëm në Durrës.
- Besard Jacaj: Çfarë shanse ka PD dhe opozita për të fituar diçka në zgjedhjet e ardhshme, në vitin 2027?
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka deklaruar se opozita mund të ketë shanse reale për të fituar një numër bashkish në zgjedhjet vendore të vitit 2027, nëse do të përzgjedhë kandidatë të aftë për të fituar besimin e qytetarëve. Në një intervistë për “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Duka theksoi se zgjedhjet vendore varen kryesisht nga individi dhe jo vetëm nga forca politike. Ai u shpreh se aktualisht situata nuk është e favorshme në tërësi për opozitën, me përjashtim të disa zonave, ndërsa përmendi si shembull Kavajën dhe potencialin e mundshëm në Durrës. I pyetur për një kandidim të mundshëm për kryetar bashkie në Durrës, Duka la të hapur mundësinë, duke theksuar se një vendim i tillë do të varej nga rrethanat dhe shanset reale për fitore, si në kuadër të opozitës ashtu edhe nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste. Besard Jacaj: Çfarë shanse ka PD dhe opozita për të fituar diçka në zgjedhjet e ardhshme, në vitin 2027? Agron Duka: Shanset janë shumë, nëse do të dijë të zgjedhje, sepse zgjedhjet vendore kanë një veçori, pasi përqendrohen më shumë tek individi. Nëse do të zgjedhë individë, të cilët dinë të fitojnë besimin e njerëzve edhe mund të fitojë, një numër bashkish. Gjendja reale nuk është pozitive, në zonën time vetëm Kavaja ka fituar, ndërkohë që mund të kemi shanse edhe në Durrës. Besard Jacaj: E pranoni ju një ftesë nga opozita për të kandiduar për kryebashkiak të Durrësit? Agron Duka: Mbetet për t’u parë, jo vetëm që mund të diskutojmë, por unë kam edhe forcën time politike. Nëse e shoh, që ka gjasa për të fituar unë mund të kandidoj edhe si i Partisë Agrare Ambientaliste. Mund të jetë edhe më e suksesshme, sepse mund të jetë kundër të dyjave. Ka edhe një vit kohë, por gjithsesi mbetet për t’u menduar.