Pikat kryesore
- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ndodhet nën presion për të arritur një marrëveshje me Iran, duke theksuar se ka “gjithë kohën e botës” për negociatat.
- Në një postim në rrjete sociale, Trump kritikoi raportimet mediatike që, sipas tij e paraqesin si të nxituar për një marrëveshje me Teheranin.
- Ai theksoi se situata është e kundërt dhe se Irani është ai që ndodhet nën presion.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ndodhet nën presion për të arritur një marrëveshje me Iran, duke theksuar se ka “gjithë kohën e botës” për negociatat. Në një postim në rrjete sociale, Trump kritikoi raportimet mediatike që, sipas tij e paraqesin si të nxituar për një marrëveshje me Teheranin. Ai theksoi se situata është e kundërt dhe se Irani është ai që ndodhet nën presion. Sipas Trump, çdo marrëveshje e mundshme do të realizohet vetëm kur të jetë “e përshtatshme dhe e dobishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe pjesën tjetër të botës”. Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA dhe Iran, ndërsa çështjet e sigurisë dhe programit bërthamor mbeten në qendër të diskutimeve ndërkombëtare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump jep urdhër: Qëlloni çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit Në mes të detit, në mes të luftës/ Kapiteni i anijes në Gjirin Persik: Bëjmë roje 24 orë për raketa dhe dronë Fatura e luftës për BE/ Në 55 ditë luftë, 24 miliardë euro humbje