Edi Ramës i largohet një deputete, Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe…

Edi Ramës i largohet një deputete, Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe…

Pikat kryesore

  • Marjana Koçeku “Neomalsorja” nga sot do të jetë deputete e pavarur.
  • Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në rrjetin social Facebook.
  • Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti.

Marjana Koçeku “Neomalsorja” nga sot do të jetë deputete e pavarur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në rrjetin social Facebook. “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, ka shkruar Koçeku. “Neomalsorja” u soll si risi nga Edi Rama në PS në listat e 11 majit 2025 për qarkun Shkodër, por tashme ajo ka braktisur PS duke shpjeguar se idealet e saja dhe vlerat i dëftojnë kufijtë që nuk i tejkalon dot. Largimi i saj besohet të ketë lidhje me ngjarje t efundit në vend të protestave masive në Tiranë kundër qeverisë Rama, nisur nga rrethimi me gjemba i Zvërnecit dhe dhuna ndaj protestuesve atje. Qytetarët me mijëra për 15 ditë me radhë kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa kundërshti ndaj tij ka patur edhe mes socialistëve, veçanërisht atyre që dikur kanë patur role kyçe në administratat e mëparshme socialiste.

Lini një Përgjigje