Pikat kryesore
- Të dielen përfundon afati për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e plotë të institucioneve.
- Albin Kurti, si i mandatuar nga Presidentja Osmani ka afat edhe dy ditë për t’i siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë.
- Se si veprohet tutje nëse deri të dielen, Kurti, nuk arrin t’i bëj numrat ka folur për “Gazeta Blic” Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI.
Të dielen përfundon afati për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e plotë të institucioneve. Albin Kurti, si i mandatuar nga Presidentja Osmani ka afat edhe dy ditë për t’i siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë. Se si veprohet tutje nëse deri të dielen, Kurti, nuk arrin t’i bëj numrat ka folur për “Gazeta Blic” Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI. Bugaqku theksoi se Kushtetuta e ka sqaruar në detaje se si procedohet më tutje në rastet kur mandatari i propozuar nga presidenti/ja nuk arrin të zgjidhet kryeminister dhe nuk formon qeverine. Ai sqaroi se në këtë situatë i takon Presidentes që nën diskrecionin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe respektivisht kushtetuta, neni 95, që brenda 10 ditëve të gjej mundësinë që të votohet një qeveveri në rundin e dytë, apo të caktojë një mandatar tjetër i cili i ka gjasat për tu zgjedhur si kryeminister “Kushtetuta e Kosovës por edhe aktgjykimi i Gjykates në rastin KO.72/20, ka sqaruar në detaje ecurinë sesi procedohet më tutje në rastet kur mandatari i propozuar nga presidenti/ja nuk arrin të zgjidhet kryeminister dhe nuk formon qeverine” “Në këtë situatë i takon Presidentes që nën diskrecionin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe respektivisht kushtetuta, neni 95, që brenda 10 ditëve të gjej mundësinë që të votohet një qeveveri në rundin e dytë, apo të caktojë një mandatar tjetër i cili i ka gjasat për tu zgjedhur si kryeminister respektivisht i ka gjasat me i siguru 61 vota në Kuvend për ta formuar qeverinë” deklaroi Bugaqku. Bugaqku tha se bazuar në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, Presidentja, duhet të vlerësoj situatën bazuar edhe në kriteret mbizotëruese që ka apo ajo gadishmëri që ndokush prej partive parlamentare të krijon shumicë për formimin e qeverisë apo ka gadishmëri të tyre që të mos vazhdohet me procedurën e zgjedhjes së Qeverisë dhe rrjedhimisht të shkohet në zgjedhje. “Bazuar në këtë interpretim të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti/ja e shtetit duhet të vlerësoj situatën bazuar edhe në kriteret mbizotëruese që ka apo ajo gadishmëri që ndokush prej partive parlamentare të krijon shumicë për formimin e qeverisë, apo ka gatishmëri dhe vullnet politik të këtyre subjekteve parlamentare dhe deputetëve të tyre që mos të vazhdohet me procedurën e zgjedhjes së qeverisë në raundin e dytë por që me automatizëm të shpërndahet Kuvendi dhe të zgjedhjet e reja parlamentare” tha Bugaqku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/24/2025 10:12 Kostiq dhe Miloviq dalin para gjykatës, akuzohen për krime lufte në Kosovë 10/24/2025 10:10 Fadil Berjani tregon se sa është çmimi i naftës aktualisht në Kosovë pas rritjes me 5% në tregjet globale