Zefaj: 100 eurot për studentë – tentim i Kurtit për të blerë vota

Zefaj: 100 eurot për studentë – tentim i Kurtit për të blerë vota

Pikat kryesore

  • Zefaj, i cili është profesor universitar, ka treguar bisedat që ka pasur me studentë pas ndarjes së këtyre mjeteve.
  • Ata, sipas tij, i kanë marrë këto mjete, por e kanë kuptuar se qeveria po tenton t’ua marrë votën në shkëmbim të këtyre 100 eurove.
  • Edhe pse mjetet i kanë marrë, nuk e kanë vlerësuar këtë veprim, duke e cilësuar si të pandershëm, sepse secili student e ka kuptuar që këto mjete janë dhënë për të tentuar të blihet vota e tyre.

Zefaj, i cili është profesor universitar, ka treguar bisedat që ka pasur me studentë pas ndarjes së këtyre mjeteve. Ata, sipas tij, i kanë marrë këto mjete, por e kanë kuptuar se qeveria po tenton t’ua marrë votën në shkëmbim të këtyre 100 eurove. “Këtë e thonë të gjithë studentët. Edhe pse mjetet i kanë marrë, nuk e kanë vlerësuar këtë veprim, duke e cilësuar si të pandershëm, sepse secili student e ka kuptuar që këto mjete janë dhënë për të tentuar të blihet vota e tyre. Shumë studentë, sipas tij, thonë se me këtë veprim qeveria po nënvlerëson inteligjencën e tyre, ngase ata e kanë kuptuar qëllimin e ndarjes së këtyre mjeteve”, ka thënë Zefaj. Në anën tjetër, duke folur për perceptimet e studentëve ndaj faktit se kjo parti ka ardhur në pushtet duke proklamuar drejtësi dhe barazi, ai ka thënë se me vendimin e fundit vetëm barazi nuk ka. “Me vendimin e fundit për ndarjen e 100 eurove për gjithë studentët, vetëm barazi nuk ka. Këtu janë trajtuar njëjtë sikur fëmija i një milioneri, të cilit i janë ndarë 100 euro, ashtu edhe një studenti që ndoshta me familje ka problem t’i përballojë shpenzimet mujore. Ky veprim do të kthehet në ndëshkim me votë, kurdo që mbahen zgjedhjet për këtë parti politike”, ka shtuar profesor Zefaj. Duke qenë profesor, Zefaj ka thënë se nëse kjo qeveri përnjëmend ua dëshiron të mirën studentëve tanë, duhet të hartojë politika të qarta me objektiva të qarta për përmirësimin e kushteve në sistemin arsimor në vend. Zefaj: 100 eurot për studentë – tentim i Kurtit për të blerë vota Kërkohet paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Golluboc të Malishevës Azemi: Kosova po importon 1 milion euro në ditë energji elektrike – qytetarët do të ballafaqohen me reduktime Përleshje para klubit Rinora4 në Zvicër: Kosovari që punonte si sigurim theret me thikë, disa të tjerë mbeten të plagosur U përleshën para dyqaneve të tyre të qebapit- Anëtarët e dy familjeve turke dënohen me burg në Uells Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Lini një Përgjigje