Pikat kryesore
- Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në disa miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar.
Gjykata e Posaçme ka firmosur gjithsej 8 masa sigurie të kërkuara nga SPAK për llogari të një hetimi gati njëvjeçar lidhur me disa praktika të dyshuara si abuzive tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë të dy zotërues të disa shoqërive softuerësh dhe kompjuterike që dyshohet të kenë pasur marrëdhënie kontraktore me AKSHI-n, ndërsa të gjithë të tjerët janë zyrtarë të AKSHI-t. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur qoftë edhe për ekzekutimin e këtyre masave të sigurisë, por bashkangjitur vendimeve të masave të sigurisë janë dhe disa vendime për lejim kontrolle banesash disa nga të cilat ndodhen në Kodrën e Diellit në kryeqytet ku po ushtrohen tashmë kontrolle. Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në disa miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar.