Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të…

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të…

Pikat kryesore

  • Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite zyrtare në Bruksel zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.
  • Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III.
  • “Një takim i frytshëm me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, znj.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite zyrtare në Bruksel zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner. Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III. “Një takim i frytshëm me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, znj. Elisabet Werner, ku diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III,” u shpreh Ministri Salla. Sipas ministrit Salla, gjatë takimit u vlerësua ecuria pozitive e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program, duke krijuar më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare. Ministri Salla theksoi se rritja e aksesit në fondet e Bashkimit Europian dhe modernizimi i sektorit bujqësor mbeten një prioritet i rëndësishëm në rrugën e pandalshme të Shqipërisë drejt integrimit europian.

Lini një Përgjigje