Yakin: Djemtë e zbatuan planin shkëlqyeshëm

epa09441230 Switzerland's head coach Murat Yakin arrives for a international soccer test match between Switzerland and Greece at the St. Jakob-Park stadium in Basel, Switzerland, 01 September 2021. EPA-EFE/JEAN-CHRISTOPHE BOTT

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin u shpreh i kënaqur me fitoren e thellë 4:0 të Zvicrës ndaj Kosovës në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

“Kur nuk luan një ndeshje serioze për një vit, gjithmonë ekziston një dozë pasigurie.

Por djemtë e zbatuan planin tonë në mënyrë të shkëlqyer.

Shumë gjëra na funksionuan dhe jemi të kënaqur.

Në fillim të pjesës së dytë u treguam pak të shkujdesur, edhe për faktin që duhej ta largonim Ricardo Rodriguez-in.

Është e qartë se në një moment duhet t’i menaxhosh gjërat.

Pavarësisht kësaj, patëm edhe një a dy raste të mira.

Arritëm ta ruajmë rezultatin, të fusim disa lojtarë e të pushojmë të tjerët, gjë që ndryshon edhe ritmin e lojës.” “Bisedova shkurt me Rodriguez gjatë pushimit, ai donte të vazhdonte, por i thashë që kemi ndeshje të hënën dhe nuk donim të rrezikonim.

Ai e pranoi.” “Sot treguam se dimë të luajmë edhe thjeshtë e vertikalisht, jo gjithmonë vetëm me kreativitet dhe zotërim të topit.

Shpesh kemi krijuar shumë raste, por nuk i kemi shfrytëzuar.

Në ndeshjet e fundit kemi arritur ta bëjmë këtë.” “Për Breel Embolo ky ishte një moment i rëndësishëm, sepse nuk kishte luajtur me Monacon.

Dy golat e tij ishin shumë të vlefshëm, sidomos mënyra se si u shënuan.” “Rezultati mes Sllovenisë dhe Suedisë është padyshim pozitiv për ne.

Lini një Përgjigje