Serbia shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë

“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.

Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.

Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.

Kjo shumë përbën 2.6% të Bruto Produktit Vendor të Serbisë.

Si justifikim për armatosjen e Serbisë, Vuçiq shpesh përdor “kërcënimet nga fqinjësia”.

Po armatosen edhe në rajon, dhe është detyra jonë të mos mbetemi prapa.

Ai, shpesh, thotë se Serbia “nuk dëshiron të sulmojë” askënd dhe se është një “faktor paqeje dhe stabiliteti” në Ballkanin Perëndimor, por, në të njëjtën kohë, vendet fqinje i trajton sikur përfaqësojnë “kërcënim” për sigurinë e Serbisë.

“Ne nuk do të prekim askënd, ne vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiq në një deklaratë për mediat serbe në Pekin.

Gjatë të njëjtit fjalim, ai iu referua njoftimit për bashkëpunim ushtarak midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Tiranë më 18 mars.

Me këtë deklaratë, tri vendet u zotuan për bashkëpunim dhe theksuan rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera.

Duke e komentuar atë, Vuçiq tha se bëhet fjalë për formimin e një aleance ushtarake të drejtuar “kundër Serbisë”.

Qeveria kroate i tha Radios Evropa e Lirë në atë kohë se deklarata e tri shteteve nuk aspiron krijimin e ndonjë aleance ushtarake.

Serbia është e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor është e vetmja që nuk ka aspirata për anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërsa Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova synojnë të anëtarësohen.

Krahasimi me Kroacinë Në deklaratat e tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe aftësive ushtarake të Kroacisë fqinje.

“Serbia po sheh se çfarë ka ushtria kroate”, tha Vuçiq më 23 qershor, pasi mori pjesë në një seancë të kolegjiumit të zgjeruar të shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ai e përmendi Kroacinë edhe pasi Serbia u dakordua me Francën, në vitin 2024, për të blerë avionë luftarakë francezë, Rafale.

“Kur ata blenë 12 Rafale, ishte një lajm i mirë për rajonin, dhe tani që Serbia i blen, është një tragjedi.

E, në këtë po marrin pjesë edhe mediat tona”, tha Vuçiq në gusht të vitit 2024.

Sipas të dhënave të SIPRI-t, Serbia, atë vit, ndau rreth 700 milionë dollarë më shumë se Kroacia për ushtrinë.

Ajo kishte ndarë më shumë edhe në katër vjetët e mëparshëm.

Të dhënat se sa dhe çfarë importon dhe eksporton Serbia mbahen sekrete dhe nuk mund të shihen në bazën e të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës, pasi ato i nënshtrohen zbatimit të rregullave të konfidencialitetit të të dhënave.

Serbia mbështetej shumë në armët ruse deri në pushtimin rus të Ukrainës.

Megjithatë, ajo i ndaloi këto blerje pasi filloi pushtimi në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse mbështet në mënyrë deklarative integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, Beogradi zyrtar nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Pajisjet e fundit që mbërritën në Serbi nga Rusia, dy vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ishin sistemi anti-dron Repelent.

Ato ishin pjesë e një blerjeje të kontraktuar dhe të paguar qysh më herët, por që nuk mund të dorëzoheshin pikërisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike dhe luftës në Ukrainë, Serbia iu drejtua Kinës, prej ku bleu dronë luftarakë dhe sistemin raketor anti-ajror FK-3.

Lini një Përgjigje