Pikat kryesore
- Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy drejtuesit e automjeteve.
- Ndërsa janë sekuestruar edhe 2 automjetet, tip Audi dhe BMË, dhe një fenelinë.
- Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat. Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy drejtuesit e automjeteve. Ndërsa janë sekuestruar edhe 2 automjetet, tip Audi dhe BMË, dhe një fenelinë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vlora përkujton Ditën e Çlirimit/ Homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët Zjarri përfshiu lokalin në Ksamil gjatë natës, digjet plotësisht 29 Nëntori/ Presidenti Begaj: Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri. Përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera