Vlora përkujton Ditën e Çlirimit/ Homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët

Vlora përkujton Ditën e Çlirimit/ Homazhe dhe mesazhe mirënjohjeje për Dëshmorët

Pikat kryesore

  • Vlora ka përkujtuar sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, me një sërë aktivitetesh solemne në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
  • Në këtë 81-vjetor, qyteti simbol iPavarësisë dhe një nga qendrat kryesore të qëndresës antifashiste, u mbush me emocione dhe mesazhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e Shqipërisë.

Vlora ka përkujtuar sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, me një sërë aktivitetesh solemne në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në këtë 81-vjetor, qyteti simbol iPavarësisë dhe një nga qendrat kryesore të qëndresës antifashiste, u mbush me emocione dhe mesazhe mirënjohjeje për sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e Shqipërisë. Përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, veteranë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhet e mbajtura pranë lapidarit të dëshmorëve, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në nder të bijve dhe bijave që dhanë jetën në luftën kundër pushtuesve nazifashistë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Xhiruan gomat në bulevard duke shkaktuar frikë te qytetarët, procedohen 2 të rinjtë në Durrës Zjarri përfshiu lokalin në Ksamil gjatë natës, digjet plotësisht 29 Nëntori/ Presidenti Begaj: Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri. Përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

Lini një Përgjigje