
Pas daljes si e dyta nga Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është përfolur prej kohësh për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP Albania. Burime pranë programit bëjnë të ditur se kjo hyrje do të ndodhë pikërisht sonte, gjatë sfidës së mosreagimit që ka nisur në shtëpi.
Sipas gazetarit Gjergj Prenga, futja e Xhenetës shihet si një lëvizje strategjike nga produksioni, duke pasur parasysh marrëdhënien komplekse që ajo ka pasur me Gjestin, një nga emrat më të fortë të këtij edicioni. Kjo përballje pritet të sjellë zhvillime të reja dhe të krijojë dinamika interesante brenda shtëpisë.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, fituesja e edicionit të kaluar, Egla, u rikthye në shtëpi dhe afërsia e saj me Laertin ka shkaktuar diskutime të shumta. Tashmë, hyrja e Xhenetës mund të ndezë më tej situatën dhe të ndryshojë ekuilibrat mes banorëve.