Upsss! Momenti epik: Xheneta futet në shtëpi dhe lë keq Olën

Mbremjen e sotme, një moment epik ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Xheneta është futur në ambientet e shtëpisë, duke surprizuar banorët dhe krijuar një situatë të sikletshme për Olën.

Sapo Xheneta ka hyrë në shtëpi, Ola i është afruar menjëherë duke i thënë: “Hajde të të tregoj shtëpinë.” Por, në një moment që nuk pritej, Xheneta nuk ia ka varur fare, duke e anashkaluar dhe duke krijuar një atmosferë të tensionuar mes tyre.

Lini një Përgjigje