William Walker: pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

William Walker: pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

Pikat kryesore

  • Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë të tejzgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë.
  • Në Off the Record me Andrea Dangllin në ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vite dhe është shoqëruar me rotacion të shumtë juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë.
  • Sipas tij kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtarëve nuk kanë pasur interes që gjyqi të mbyllet shpejt.

Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë të tejzgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vite dhe është shoqëruar me rotacion të shumtë juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë. Sipas tij kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtarëve nuk kanë pasur interes që gjyqi të mbyllet shpejt. “Gjyqi në Hagë po zhvillohet për 10 vite. Numri i juristëve, gjyqtarëve, prokurorëve ndërkombëtarë janë përfshirë dhe kanë ikur nga Haga mbas një periudhe kohore që kanë qenë aty. Shumë prej tyre kanë qenë aty në këtë çështje për vite me radhë dhe të jetosh në Hagë është një vend shumë komod për të jetuar. Të gjithë facilitetet e jetës moderne janë aty. Hotele shumë të mira, restorante shumë të mira, pagat që ato marrin janë të mira. Ka shtesa gjithashtu të pagës që marrin jo të gjithë, por mendoj që disa prej tyre nuk do të dëshironin. Nuk kanë dëshiruar që ky gjyq të përfundojë, sepse pothuajse një dekadë e karrierës së tyre të punojnë në Hagë, të marrin pjesë në hetime dhe pastaj ndjekja penale e këtyre personave të akuzuar. Kanë jetuar një jetë shumë komode dhe më vjen shumë inat kur e mendoj këtë gjë, por duke pasur parasysh kushtet në Hagë, duke pasur parasysh akomodimin, pagat e mira dhe shtesat dhe të jesh një prokuror, apo një gjyqtar në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Besoj se kjo ka ndikuar gjithashtu në kohëzgjatjen e këtij procesi”, tha ai. Duke sjellë në vëmendje gjyqet e Nuremberg, të cilat, sipas tij, përfunduan brenda dy deri në tre vite pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht shkallës shumë më të madhe të krimeve, Walker tha se do të donte që të ishte ndjekur i njëjti standard edhe në këtë rast.

Lini një Përgjigje