Pikat kryesore
- TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro , ka njoftuar miratimin e aktit të 12 nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën në Republikën e Shqipërisë, pas mbledhjes së fundit të qeverisë.
- Më tej, Kumbaro theksoi se me këtë vendim përmbyllet edhe detyrimi ligjor që lidhet me Kapitullin 25, i cili fokusohet në kërkimin shkencor dhe ka qenë në proces pune prej disa vitesh në kuadër të integrimit evropian.
- Ajo shtoi se masat e reja synojnë të krijojnë më shumë lehtësi për kërkuesit shkencorë në vend.
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro , ka njoftuar miratimin e aktit të 12 nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën në Republikën e Shqipërisë, pas mbledhjes së fundit të qeverisë. Sipas saj, ky akt konsiderohet një hap i rëndësishëm për organizimin e institucioneve dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në vend, duke e përafruar atë me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Europian . Më tej, Kumbaro theksoi se me këtë vendim përmbyllet edhe detyrimi ligjor që lidhet me Kapitullin 25, i cili fokusohet në kërkimin shkencor dhe ka qenë në proces pune prej disa vitesh në kuadër të integrimit evropian. Ajo shtoi se masat e reja synojnë të krijojnë më shumë lehtësi për kërkuesit shkencorë në vend. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e financimit për këtë sektor, ku sipas ministres, buxheti për kërkimin shkencor është trefishuar krahasuar me vitin 2022. “Mbyllëm sot me VKM aktin e 12 nënligjor në zbatim të ligjit për Shkencën në Republikën e Shqipërisë të vitit 2024, që është një akt shumë i rëndësishëm për organizmin e institucioneve dhe kërkimit shkencor në përgjithësi në përputhje me direktivat dhe rregulloret Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Europian. Bëjmë dhe veprimin e fundit ligjor për detyrimet që kemi për kapitullin 25, është kapitulli për kërkimi shkencor. Kapitull që po punohet prej disa vitesh. Ju jep lehtësi kërkueseve shkencorë. Krahasuar me vitin 2022, e kemi trefishuar buxhetin e kërkimit shkencor”, tha ajo./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas shkollori/ Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve që mund të kontribuojnë Negociatat, arsimi mbyllet i pari/ Kumbaro: Po përafrojmë shpejt ligjet me BE Arsimi motor bashkëpunimi Evropian/ Alessandro Ruggera: Mbi 4 mijë studentë shqiptarë në universitetet italiane