Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në…

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në…

Pikat kryesore

  • Këtë të mërkurë është mbajtur në Greqi seanca e radhës e gjyqit për shqiptarin, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç bashkëshorten dhe e fshehu trupin e saj në papafingon e banesës.
  • Siç shkruajnë mediat greke, i pandehuri e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
  • Ai gjithashtu u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij.

Këtë të mërkurë është mbajtur në Greqi seanca e radhës e gjyqit për shqiptarin, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç bashkëshorten dhe e fshehu trupin e saj në papafingon e banesës. Siç shkruajnë mediat greke, i pandehuri e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai gjithashtu u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij. “Unë jam ndërtues. E mohoj akuzën ashtu siç është. Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi papritur. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i ndava nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj”, deklaroi ai. Ndërkohë nëna e viktimës dëshmoi se e bija punonte shumë sepse burri i saj nuk sillte para në shtëpi, ndërsa seanca e radhës e gjyqit do të mbahet muajin tjetër. “Ai më telefonoi dhe bëri sikur ishte i shqetësuar për vajzën time. Më tha se kishte marrë valixhen dhe ishte larguar. Pyesja veten nëse ai ishte larguar vërtet për në Shqipëri. E pyeta nipin tim “ku është nëna jote” dhe ai më tha ” Nuk e di “. Nuk duhej të kishte arritur deri këtu. Vajza ime më thoshte se ishte e trishtuar, se punonte shumë dhe se po bënte tre punë sepse ai nuk po sillte para në shtëpi. Ajo më kishte treguar se nuk po kalonte mirë në shtëpi, por jo se kishte ndërmend të braktiste burrin dhe fëmijët e saj. Nuk dua që t’i bëjnë asgjë, dua që ai të ma kthejë vajzën. A mundet?”, dëshmoi nëna e Albës. Por, çfarë deklaroi Cenko pas vrasjes Cenko, pas vrasjes ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë. Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i tij teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë. “Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava” , thuhet se pohoi ai. Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por vendosi t’a vendoste në papafingo. Çfarë iu tha fëmijëve Kur dy fëmijët e tyre 9 dhe 12 vjeç u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij. Efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike.

Lini një Përgjigje