Pikat kryesore
- TIRANË- Drejtësia e pavendosur në vend duket si motivi pas vrasjes së çiftit Mujeci në Balldre të Lezhës, ditën e diel.
- Policia ka identifikuar tre autorë të fisit Mhillaj si organizatorë të vrasjes së viktimës dhe bashkëshortes së tij.
- Kreshnik Mujeci ishte gjykuar për vrasjen e Genc Mhillajt 9 vjet më parë dhe ishte lënë i lirë nga gjykatat.
TIRANË- Drejtësia e pavendosur në vend duket si motivi pas vrasjes së çiftit Mujeci në Balldre të Lezhës, ditën e diel. Policia ka identifikuar tre autorë të fisit Mhillaj si organizatorë të vrasjes së viktimës dhe bashkëshortes së tij. Kreshnik Mujeci ishte gjykuar për vrasjen e Genc Mhillajt 9 vjet më parë dhe ishte lënë i lirë nga gjykatat. Por drejtësia ia ka lënë kështu fjalën e fundit kriminale, gjakmarrjes. Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, i ftuar në “News Line” u shpreh se Policia e Lezhës duhet të kishte vepruar shpejt, në lokalizmin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të krimit, si pasojë e të cilit humbën jetën burrë e grua. Duke u kthyer vite pas, eksperti thekson se dosja e Kreshnik Mujecit duhet parë se si është trajtuar në të gjitha hallkat e saj. Ai thotë se ka ardhur koha që procesit i vettingut në drejtësi të rihapet, ndërsa shtoi se provat po dëshmojnë se “filtrimi” i kuadrove nuk është bërë në mënyrë profesionale. Eksperti shtoi se mosdhënia e drejtësisë nxit fenomenin e gjakmarrjes. “Reagimi i policisë ishte i shpejtë, por duhet të ishte edhe më i shpejtë. Të mos ngresh dronët për të kapur autorët në moment, kjo është e pafalshme. Kjo ngjarje hap një korridor tjetër, hap korridorin e drejtësisë. Për mua dosja e çiftit të vrarë, veçanërisht ajo e burrit, duhet marrë që në nivel policor, në nivelin e prokurorisë dhe në të gjitha shkallët dhe duhet hetuar. Ka ardhur koha që vettingu të rihapet. Edhe kur u bë, nuk u bë në mënyrën e duhur. Ka ardhur koha, marr shkas edhe nga ky rast, që vettingu të rihapet. Ikën matrapazët, por erdhën të paaftët. Dosja e viktimës duhet hetuar fillim dhe mbarim. Duhet të bëhet objekt i KLGJ-së. Institucionet e kontrollit të drejtësisë duhen riparë ose duhen rinovuar. Të kenë kontrolle të këtyre dosje. Reforma e drejtësisë duhet riparë. Kjo do jetë një skandal, nëse nuk do kalojë në verifikim administrativ. Mosdhënia e drejtësisë nxit hakmarrje. Ndoshta duhet vendosur dënimin me vdekje që ta shmangim. Vrasja e gruas e ka kaluar kodin e gjakmarrjes. Autorët ndoshta kanë dashur dhe zhdukjen e kësaj familjeje.”, tha ai/ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!