Pikat kryesore
- Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte, por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit Sadik Llani.
- Krahas zonës së Liqenit të Bovillës, Policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës.
- Policia ka gjetur makinën e autorit të braktisur në Bovillë, por brenda makinës nuk janë gjetur sende të kundërligjshme.
Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte, por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit Sadik Llani. Krahas zonës së Liqenit të Bovillës, Policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës. Kontrollet e RENEA do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme. Policia ka gjetur makinën e autorit të braktisur në Bovillë, por brenda makinës nuk janë gjetur sende të kundërligjshme. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor. Një ditë më parë, në Paskuqan, 39-vjeçari qëlloi për vdekje Ardian Baloshin, ndërsa policia ka ofruar një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacione të sakta për vendndodhjen e tij, Në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja, ndërkohë që një prej plumbave i mori jetën 27-vjeçarit pasi u qëllua në kokë./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Detaje të reja nga vrasja në Paskuqan/ Dy pistat e hetimit, gjendet automjeti i dyshuar i autorit Suedia planifikon të sekuestrojë pronat që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze një ditë pas armëpushimit me Iranin