Pikat kryesore
- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Beratit, ku 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha) vrau me thikë 40-vjeçarin Keli Hoxha në ambientet e Kalasë së Beratit.
- Sipas dëshmisë së autorit para policisë, ngjarja nisi pas një debati banal.
- “I thashë mos e prek kalin se ishte i acaruar, por ai më shau nga familja.
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Beratit, ku 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha) vrau me thikë 40-vjeçarin Keli Hoxha në ambientet e Kalasë së Beratit. Sipas dëshmisë së autorit para policisë, ngjarja nisi pas një debati banal. “I thashë mos e prek kalin se ishte i acaruar, por ai më shau nga familja. Në atë moment nxora thikën nga samari dhe e godita”, ka deklaruar Mema. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja, ka lidhur kalin në kasolle dhe është fshehur në një nga shpellat e kalasë, ku më vonë u arrestua nga policia. Familjarët e viktimës kanë rrëfyer se konflikti nisi vetëm sepse Keli Hoxha kishte prekur kalin për të bërë një foto. Sipas tyre, viktima nuk e ka sharë autorin, por ky i fundit e ka goditur papritur me thikë pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 17:49 Alban Zogaj: Miratimi i buxhetit nga qeveria në detyrë është lëvizje politike për blerje votash para zgjedhjeve 10/29/2025 17:33 Njohja nga Siri, Pacolli për Vjosa Osmanin: Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, mos u ndalni!