Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Maliq, reagon Begaj: Ngushëllime familjes,…

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Maliq, reagon Begaj: Ngushëllime familjes,…

Pikat kryesore

  • Me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një polic u vra dhe një tjetër u plagos.
  • Në reagimin e tij, Begaj ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të policit Enea Mekolli në krye të detyrës, si dhe plagosjen e rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
  • “Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.

Me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një polic u vra dhe një tjetër u plagos. Në reagimin e tij, Begaj ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të policit Enea Mekolli në krye të detyrës, si dhe plagosjen e rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. “Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta! I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur! Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë. Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, shkruan Begaj.

Lini një Përgjigje