Vrasja e efektivit/ Lamallari nga Korça: Ngushëllime familjarëve, mbështetje maksimale…

Vrasja e efektivit/ Lamallari nga Korça: Ngushëllime familjarëve, mbështetje maksimale…

Pikat kryesore

  • Ngushëllime për familjarët dhe mbështetje për kolegët e efektivit të rënë në krye të detyrës shprehu sot ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
  • “I shpreh ngushëllimet më të ndjera efektivit të vrarë, vetëm 34 vjec Enea Mekolli.
  • I njëjti ngushëllim shkon për cdo efektiv të drejtorisë vendore të policisë Korcë, kolegëve të Eneas.

Ngushëllime për familjarët dhe mbështetje për kolegët e efektivit të rënë në krye të detyrës shprehu sot ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. “I shpreh ngushëllimet më të ndjera efektivit të vrarë, vetëm 34 vjec Enea Mekolli. I njëjti ngushëllim shkon për cdo efektiv të drejtorisë vendore të policisë Korcë, kolegëve të Eneas. Jam këtu për t’iu shprehur përkrahje dhe mbështetjen time si ministër i Punëve të Brendshme në këto momente shumë të vështira për ta. Gjithashtu pasi vizitova edhe kolegun e tij Edisonin, u sigurova nga stafi mjekësor se kanë vëmendjen maksimale dhe mbështetjen maksimale për ta trajtuar në mënyrën më të specializuar të mundshme dhe këto momente janë të rëndësishme që ne të jemi pranë familjarëve të tyre, për tu shprehur atyre mbështetjen tonë” u shpreh Lamallari. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pse vritet polici dhe jeta vazhdon? Vrasja e efektivit, Hita dhe Lamallari mbërrijnë në Policinë dhe Prokurorinë e Korçës: Hetim të thelluar Operacioni në Maliq, Lamallari: Po bëhet vlerësim i ngjarjes, refuzoj teatrin politik në Kuvend

Lini një Përgjigje