Pikat kryesore
- Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor rreth orës 11:25, kur Isufi, i dhëndri i familjes së viktimave D.M.
- dhe N.M., ka shkuar në shtëpinë e tyre për t’i marrë bashkëshorten dhe fëmijët, që ndodheshin atje gjatë ceremonisë së varrimit të babait të saj.
- Gjatë largimit ka shpërthyer një përleshje me dhunë, dhe Isufi ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të viktimave, të cilët kanë vdekur nga plagët e marra.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Astrit Isufi, për shkak të dyshimeve se ka kryer një vrasje të dyfishtë në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës. Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor rreth orës 11:25, kur Isufi, i dhëndri i familjes së viktimave D.M. dhe N.M., ka shkuar në shtëpinë e tyre për t’i marrë bashkëshorten dhe fëmijët, që ndodheshin atje gjatë ceremonisë së varrimit të babait të saj. Gjatë largimit ka shpërthyer një përleshje me dhunë, dhe Isufi ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të viktimave, të cilët kanë vdekur nga plagët e marra.