Përfshihet nga flakët restoranti në Parkun Kombëtar të Qafështamës

Përfshihet nga flakët restoranti në Parkun Kombëtar të Qafështamës

Pikat kryesore

  • Mëngjesin e kësaj të marte, një restorant në Parkun Kombëtar të Qafështamës, është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar në një pjesë të mirë të sipërfaqes së tij.
  • Ky biznes i ndodhur fare pranë burimit “Nëna Mbretëreshë”, është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
  • Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndije elektrike apo shkarkesë rrufeje.

Mëngjesin e kësaj të marte, një restorant në Parkun Kombëtar të Qafështamës, është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar në një pjesë të mirë të sipërfaqes së tij. Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën, ndikuar nga era e fortë dhe materiali prej druri me të cilin ishte ndërtuar tavani dhe një pjesë e strukturës së lokalit dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve restoranti u shkrumbua. Ky biznes i ndodhur fare pranë burimit “Nëna Mbretëreshë”, është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndije elektrike apo shkarkesë rrufeje.

Lini një Përgjigje