Pikat kryesore
- Ka momente kur ndikimi në shoqëri shkon përtej treguesve financiarë dhe shndërrohet në diçka më njerëzore, më të ndjerë, përmes lidhjes dhe përgjegjësisë së përbashkët.
- Pikërisht në këtë dimension, Vienna Insurance Group (VIG) ka nderuar sërish Sigma VIG me çmimin prestigjioz Günter Geyer për kontribut social.
- Është hera e dytë që Sigma VIG e fiton këtë çmim, duke reflektuar kështu që këto nuk janë aktivitete të izoluara, por një përkushtim i vazhdueshëm për të përcaktuar rolin dhe ndikimin e sigurimit në jetën e njerëzve.
Ka momente kur ndikimi në shoqëri shkon përtej treguesve financiarë dhe shndërrohet në diçka më njerëzore, më të ndjerë, përmes lidhjes dhe përgjegjësisë së përbashkët. Pikërisht në këtë dimension, Vienna Insurance Group (VIG) ka nderuar sërish Sigma VIG me çmimin prestigjioz Günter Geyer për kontribut social. Ky çmim ka marrë emrin e Presidentit të Bordit Mbikëqyrës të Wiener Städtische Versicherungsverein, dhe akordohet nga aksioneri kryesor i VIG për kompanitë e Grupit të cilat kanë dëshmuar angazhim të jashtëzakonshëm në fushën sociale. Është hera e dytë që Sigma VIG e fiton këtë çmim, duke reflektuar kështu që këto nuk janë aktivitete të izoluara, por një përkushtim i vazhdueshëm për të përcaktuar rolin dhe ndikimin e sigurimit në jetën e njerëzve. Çmimi u dorëzua zyrtarisht nga anëtarë të Bordit të VIG për Bordin e Sigma VIG, në një ceremoni që bashkoi përfaqësues të medias, partnerë dhe anëtarë të komunitetit i cili qëndron në thelb të kësaj historie. Kur kërkimi shkencor bashkohet me humanizmin Ky rrugëtim nuk nisi në një sallë mbledhjesh, por nga një pyetje e thjeshtë: si mund të përmirësojmë cilësinë e jetës për të moshuarit, të cilët shpesh mbeten në periferi të vëmendjes së shoqërisë?