Pikat kryesore
- Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
- Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
- Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit.
Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri në orët e pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në verilindje të vendit. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.