Voton Shaqir Totaj: Besoj se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet…

Voton Shaqir Totaj: Besoj se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet…

Pikat kryesore

  • Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se pret që balotazhi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës të zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve.
  • “E para, dhe më e rëndësishmja, është që procesi zgjedhor të shkojë mirë, pa incidente dhe pa probleme.
  • Fushata ka qenë e qetë, e rregullt, dhe ne kemi treguar si qytet dhe si shtet se dimë të organizojmë zgjedhje të ndershme,” u shpreh Totaj.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se pret që balotazhi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës të zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve. “E para, dhe më e rëndësishmja, është që procesi zgjedhor të shkojë mirë, pa incidente dhe pa probleme. Fushata ka qenë e qetë, e rregullt, dhe ne kemi treguar si qytet dhe si shtet se dimë të organizojmë zgjedhje të ndershme,” u shpreh Totaj. Ai tha se e sheh këtë balotazh si një mundësi për të konfirmuar drejtimin zhvillimor që ka marrë Prizreni në këto vite. Totaj theksoi se pavarësisht garës politike, vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe duhet respektuar nga të gjithë. “Uroj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me qetësi, me vetëdije dhe me dashuri për Prizrenin tonë,” përfundoi Kryetari Totaj. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/09/2025 13:18 PDK mban konferencë për media në ora 16:00 11/09/2025 13:16 Përkrah gruas, Bali Muharremaj hedh votën në Suharekë 11/09/2025 13:15 Mbi 150 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, këto janë komunat me daljen më të madhe

Lini një Përgjigje