Vodhën 40 ton kafe, përgjatë tre viteve përfituan 800 mijë euro/ Tiranë, arrestohen 2…

Vodhën 40 ton kafe, përgjatë tre viteve përfituan 800 mijë euro/ Tiranë, arrestohen 2…

Pikat kryesore

  • Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi.
  • Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro.
  • K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L.

Vodhën 40 000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe e shitën, vihen në pranga 2 magazinierë dhe në hetim shpërndarësi. Nga kjo veprimtari kriminale e kryer përgjatë 3 viteve, 3 shtetasit dyshohet se kanë përfituar 800 000 euro. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”. Si rezultat i operacionit: -u vunë në pranga shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Goditja e call center në Tiranë/ AMP ndalon efektivin me urdhër të SPAK, dyshohet si i përfshirë SPAK tjetër operacion për goditjen e call center në Tiranë Pas Kurbinit, goditen bastet në Tiranë/ Zbulohen katër ambiente, arrestohen 5 persona

Lini një Përgjigje