Vlorë, uji rikthehet sot pasdite/ Punohet për riparimin e defektit në rrjetin e furnizimit

Vlorë, uji rikthehet sot pasdite/ Punohet për riparimin e defektit në rrjetin e furnizimit

Pikat kryesore

  • Banorëve të Vlorës parashikohet t’u kthehet uji i pijshëm në çezma pasditen e të dielës.
  • Drejtori i Ujësjellësit thotë se po punohet për të riparuar defektin në rrjetin e furnizimit me ujë, i ndodhur më 26 dhjetor.
  • “Në dispozicion kemi vënë disa bote të ujësjellësit për institucione si spitale apo institucione të tjera shtetërore.” Defekti ka ndodhur në një prej tubacioneve kryesore të qytetit, investim i kryer në vitet 2009–2010.

Banorëve të Vlorës parashikohet t’u kthehet uji i pijshëm në çezma pasditen e të dielës. Drejtori i Ujësjellësit thotë se po punohet për të riparuar defektin në rrjetin e furnizimit me ujë, i ndodhur më 26 dhjetor. “Sot kemi ndryshuar edhe mënyrën e zgjidhjes së problemit; rreth orës 5–6 pasdite të nisë furnizimi nga stacionet drejt Lungomares, më pas qyteti…” Spitali apo institucione të tjera me rëndësi të veçantë prej dy ditësh në Vlorë po furnizohen me ujë përmes boteve. “Në dispozicion kemi vënë disa bote të ujësjellësit për institucione si spitale apo institucione të tjera shtetërore.” Defekti ka ndodhur në një prej tubacioneve kryesore të qytetit, investim i kryer në vitet 2009–2010. Zgjidhjet e aplikuara për ta rikthyer situatën në normalitet deri tani, sipas drejtorit të ujësjellësit, nuk kanë rezultuar efikase. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Revolucion…në tentativë/ Marshim drejt Surrelit, thirrja e Berishës merret seriozisht nga disa të rinj (EMRI) Në kërkim për kultivim narkotikësh/ Malësi e Madhe, arrestohet 57 vjeçari I mituri dëmtohet nga fishekzjarrët/ Durrës, 15 vjeçari niset drejt ‘Traumës’

Lini një Përgjigje