Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

Pikat kryesore

  • Reforma Territoriale ka sjellë debat dhe polemika mes të ftuarve në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
  • Për avokatin Petraj, kjo ishte gjëja më e mirë që u bë, pasi Kadastra e Vlorës ishte kthyer në një “ferr” për qytetarët e Vlorës.
  • Muçi: Çështja e ndarjes territoriale lidhet edhe me autonominë lokale.

Reforma Territoriale ka sjellë debat dhe polemika mes të ftuarve në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Edmond Petraj u shpreh se ndryshimet territoriale janë të nevojshme, deklaratë e cila solli komentin e deputetit Redi Muçi nga “Lëvizja Bashkë”, i cili tha se sot nuk ka autonomi lokale, duke sjellë si shembull zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Për avokatin Petraj, kjo ishte gjëja më e mirë që u bë, pasi Kadastra e Vlorës ishte kthyer në një “ferr” për qytetarët e Vlorës. Muçi: Çështja e ndarjes territoriale lidhet edhe me autonominë lokale. Kjo qeveri ka treguar centralizim. Ja si e larguan Kadastrën nga Vlora. Petraj: Kadastra e Vlorës është bërë ferr. Të gjitha shërbimet nuk jepen nga Kadastra. Borakaj: Pse është kthyer në ferr? Petraj: Vlora është hajdutëria më e madhe. Borakaj: Pse nuk ka njerëz të ndershëm? Petraj: Vetëm problemet që ka sot Kadastra e Vlorës nuk mbarojnë në Gjykatën Administrative. Borakaj: Të shkaktuara nga kush? Petraj: Nga vetë administrata. Ajo Kadastrë, por edhe kadastrat e tjera, kanë mbivendosje pa fund. Grimci: Pse ka mbivendosje? Sepse kur u bë dixhitalizimi u tjetërsuan pronat, nga AKSHI. Petraj: Nuk është AKSHI. Muharremi: Problemin që shkaktuan ata, po e vuajmë ne sot. Petraj: Kadastrat, në përgjithësi, nuk respektojnë kërkesat e qytetarëve. Një qytetar ka të drejtë të caktojë kufijtë e pronës; kur ka mospërputhje me hartën, ata nuk mblidhen për të ngritur komisionin dhe për të saktësuar pronën. Borakaj: Ju thatë se zgjidhet për 5 minuta, pse nuk zgjidhet? Petraj: Administrata duhet të marrë profesionistë brenda.

Lini një Përgjigje