VLEN: Provimi jurisprudencës do jepet në gjuhen shqipe!

VLEN: Provimi jurisprudencës do jepet në gjuhen shqipe!

Pikat kryesore

  • Partia VLEN ka deklaruar se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po shkon drejt zgjidhjes, duke akuzuar njëkohësisht pushtetin e kaluar se nuk e ka zgjidhur problemin për më shumë se dy dekada.
  • Në postim, VLEN tha se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me “deklarata boshe” apo “improvizime politike”, por me punë konkrete institucionale dhe zgjidhje të qëndrueshme.
  • VLEN theksoi se, n”dryshe nga qeveritë e kaluara që sipas tyre e përdorën këtë çështje për propagandë politike, ata po veprojnë me përgjegjësi institucionale për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në praktikë.

Partia VLEN ka deklaruar se çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po shkon drejt zgjidhjes, duke akuzuar njëkohësisht pushtetin e kaluar se nuk e ka zgjidhur problemin për më shumë se dy dekada. Reagimi u publikua në Facebook, pak minuta pas takimit të bashkëkryetarëve Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti me kryeministrin Hristijan Mickoski për të avancuar zgjidhjen lidhur me përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës. Në postim, VLEN tha se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me “deklarata boshe” apo “improvizime politike”, por me punë konkrete institucionale dhe zgjidhje të qëndrueshme. VLEN theksoi se, n”dryshe nga qeveritë e kaluara që sipas tyre e përdorën këtë çështje për propagandë politike, ata po veprojnë me përgjegjësi institucionale për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në praktikë. Vlen shtoi gjithashtu se arsimi, drejtësia dhe barazia gjuhësore janë themel i një shteti modern dhe se zgjidhjet për këtë çështje nuk do të jenë “gjysmake”, por të plota dhe afatgjata në interes të studentëve dhe qytetarëve.

Lini një Përgjigje