Vjeçari nga Vushtrria hero në Gjermani, babai i tij rrëfen si e shpëtoi shokun nga një…

Vjeçari nga Vushtrria hero në Gjermani, babai i tij rrëfen si e shpëtoi shokun nga një…

Pikat kryesore

  • Len Fejzullahi, i rritur në Gjermani, tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke shpëtuar shokun e tij nga një sulm me çekan në shkollë, para tri javësh.
  • Babai i Lenit, Shyqë Fejzullahi, rrëfeu për KlanKosova momentin e tmerrit kur mësoi për ngjarjen.
  • “Isha në punë kur më thirrën dhe më thanë se diçka kishte ndodhur problem me djalin në shkollë.

Vetëm 14-vjeç, por me trimëri të madhe! Len Fejzullahi, i rritur në Gjermani, tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke shpëtuar shokun e tij nga një sulm me çekan në shkollë, para tri javësh. Babai i Lenit, Shyqë Fejzullahi, rrëfeu për KlanKosova momentin e tmerrit kur mësoi për ngjarjen. “Isha në punë kur më thirrën dhe më thanë se diçka kishte ndodhur problem me djalin në shkollë. Fillimisht kisha frikë, sepse nuk dija çfarë kishte ndodhur. Kur shkova, kuptova se djali im kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e tij. Ishte një rrezik i madh, ai mund të ishte goditur rëndë, por falë Zotit gjithçka përfundoi pa pasoja të rënda. Ende jam i tronditur nga ajo që ndodhi”, tha ai. Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës, pak para fillimit të orës së parë. Leni dhe shokët e tij po bisedonin kur një adoleshent 15-vjeçar, i veshur me uniformë ushtarake dhe me një çekan në dorë, iu afrua për t’i sulmuar. Kur njëri nga shokët e Lenit u godit, 14-vjeçari ndërhyri menjëherë, duke ia rrëmbyer çekanin sulmuesit dhe duke shpëtuar shokun. Sulmuesi 15-vjeçar u arrestua dhe po hetohet për tentim vrasjeje dhe lëndim të rëndë trupor, ndërsa autoritetet gjermane po shqyrtojnë edhe motivin ekstremist të ngjarjes, thuhet në gazetën gjermane Friedberger Allgemeine. Për veprimin e tij heroik, babai i Lenit tha se janë ftuar sot nga kryebashkiaku i Friedbergut, Roland Eichmann, në takim për ta falënderuar publikisht Lenin për guximin e treguar. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 13:26 Muharremi: Kurti është tepër larg ta fitojë shumicën, po humb si në kasino 10/28/2025 13:06 “Shpërndaja fletushka”, Osmani kthehet pas në kohë – tregon kujt ia dha rrogën e parë 10/28/2025 13:04 Qalaj për Kurtin: I ka 100 probleme brenda partisë, s’ka pse merret me të tjerët

Lini një Përgjigje