Vijon tallja me demokratët, Hoti: Firmosa për Shabanin, por s’është ashtu siç duket

Vijon tallja me demokratët, Hoti: Firmosa për Shabanin, por s’është ashtu siç duket

Pikat kryesore

  • Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti u ka kërkuar ndjesë demokratëve pasi dha foton për Endrit Shabanin si Avokat i Popullit.
  • Pavarësisht faktit që firmat janë tërhequr zyrtarisht, Edi Rama zgjodhi Avokatin e Popullit në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo standard demokratik.
  • Ky mbetet një gabim, për të cilin kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati dhe çdo qytetari shqiptar “-shkruan Elda Hoti.

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti u ka kërkuar ndjesë demokratëve pasi dha foton për Endrit Shabanin si Avokat i Popullit. “Ndjesë të sinqertë demokratëve, opozitarëve dhe mbështetësve tanë për një firmë të dhënë vetëm për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve një firmë që më pas u keqpërdor nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të miratuar kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit. Pavarësisht faktit që firmat janë tërhequr zyrtarisht, Edi Rama zgjodhi Avokatin e Popullit në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo standard demokratik. Megjithatë, nuk dua të shmang përgjegjësinë. Ky mbetet një gabim, për të cilin kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati dhe çdo qytetari shqiptar “-shkruan Elda Hoti.

Lini një Përgjigje