Pikat kryesore
- Edi Rama, nga një takim politik në PS-në e Durrësit, ka rimarrë akuzat e dala nga opozita në lidhje me atë që quhet “bllokada e BE” apo “bllokada e Gjermanisë.
- Sipas Ramës, në muajin e ardhshëm, pritet të shprehen vendet anëtare në forumin përkatës të Këshillit, ku mblidhen për të miratuar raportin e ndërmjetëm.
- I cili është hapi i radhës, në udhën e përcaktuar deri në vendimin final të Anëtarësimit.
Edi Rama, nga një takim politik në PS-në e Durrësit, ka rimarrë akuzat e dala nga opozita në lidhje me atë që quhet “bllokada e BE” apo “bllokada e Gjermanisë. Kryeministri deklaroi se në Bruksel ishte zhvilluar një seancë e ngjeshur pyetjesh të përfaqësesve (ambasadorëve) të vendeve anëtare të BE në Bruksel në një anë të tryezës me përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptaret së bashku në anën tjetër. Sipas Ramës, në muajin e ardhshëm, pritet të shprehen vendet anëtare në forumin përkatës të Këshillit, ku mblidhen për të miratuar raportin e ndërmjetëm. I cili është hapi i radhës, në udhën e përcaktuar deri në vendimin final të Anëtarësimit. Ku sipas gjasave, do të kemi në çdo fundkapitulli nga një provim prej komisionit dhe një verdikt politik prej vendeve anëtare. Kjo është një rrugë e njohur, e sipas të gjitha gjasave nuk ka një enigmë. Ndërkaq, në mënyrë krejt dialektike, kjo rrugë apo garë e qeverisë është dhe do të jetë e natyrshme një test politik për Edi Ramën dhe socialistët. Një test politik që siç e thotë proverbi “nëse del djalë” e merr qeveria, të kundërtën rivalët e saj. Një zhvillim krejt normal, që ndodh në çdo vend tjetër, ku ka një debat të hapur publik në lidhje me anëtarësimin në BE, e plotësimin e stanadeve. Por, tek ne, si edhe në rastet apo fushat e tjera, baruti i kësaj beteja është lagur prej kohësh, por edhe sikur të ishte i thatë, sipas të gjitha gjasave do të bënte vetëm zhurmë. Kjo për disa arsye, duke nisur nga motivimi i duhur për një garë kur mazhoranca aktuale është në mandatin e katërt. Një timing që sërish ka kthyer debatin jo mbi arsyet e sjelljes së një qeverisje më të mirë, por thjeshte që kjo mazhhorancë duhet të ikë se e ka trashur shumë ngaqë është gjatë në pushtet. Një logjikë, pra jo ajo e rrëzimit të qeverisë së mazhorancës të Edi Ramës, ka qenë një kauzë e vetme e opozitave shqiptaret që të nesërmen e fitores së PS-së në 2013-n. Natyrisht që çdo opozitë kërkon dorëheqjen e qeverisë që të nesërmen e ditës së ardhjes në fuqi, por këtë e bën, jo duke shpikur kauza për ta hequr, por duke ndërtuar një alternativë më të mirë se ajo e mazhohorancës. Në tre zgjedhje parlamentare rresht me të tjerat në mes, opozitat e Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka dhënë aforfe socialistëve kartën fituese të reformës në drejtësi, duke u pozicionuar që në fillim kundër reformës në vetvete dhe partnerëve që ishin fans-a të saj, përkatësisht SHBA dhe BE. Ndërkaq, për tu kthyer tek tema aktuale. Edi Rama arriti të kthejë në flamur elektoral në 11 majin e 2025-s Bashkimin Europian, pasaportën europiane dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Bruksel. Një temë, përkatësisht hyrja në BE e cila nuk është “sexy” dhe nuk është përdorur nga asnjë shtet jo më europian por as vend të Ballkanit si menu elektorale. Rama, me stilin komunikues të “bombardimit marketizues”, përkatësisht përsëritjes së argumentit non stop pë të mbetur në mendje, e ktheu çështjen e anëtarësimit në BE, në stemën politike të zgjedhjeve të 11 majit.