Kuvendi rrëzon kërkesat e opozitës për komisionet hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n

Kuvendi rrëzon kërkesat e opozitës për komisionet hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n

Pikat kryesore

  • Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për AKSHI-n dhe ARRSH.
  • Me 75 vota kundër dhe 28 pro, Parlamenti ka refuzuar kërkesën e grupit PL-PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
  • Në bazë të projektvendimit të propozuar, komisioni do të kishte për detyrë të kontrollonte ligjshmërinë e veprimeve të ARRSH-së në realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për AKSHI-n dhe ARRSH. Me 75 vota kundër dhe 28 pro, Parlamenti ka refuzuar kërkesën e grupit PL-PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në bazë të projektvendimit të propozuar, komisioni do të kishte për detyrë të kontrollonte ligjshmërinë e veprimeve të ARRSH-së në realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore. Ndërkohë, kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është rrëzuar me 76 vota kundër dhe 28 pro. PD-ja kishte dorëzuar kërkesën me 40 firma të deputetëve opozitarë, duke kërkuar hetimin e veprimeve të këtij institucioni, pas skandaleve dhe marrjes nën hetim të drejtuesve të lartë të këtij institucioni. Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave me 76 vota pro.

Lini një Përgjigje