Pikat kryesore
- Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka festuar 49 vjetorin në ambientet e Ferma Vip.
- Përveç urimeve dhe surprizës që i organzuan fermerët, Visi mori edhe një mesazh të veçantë, nga mësuesja e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi.
- Mes kujtimesh, zysha tregoi herën e parë që Visi u ul në bankat e shkollës.
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka festuar 49 vjetorin në ambientet e Ferma Vip. Përveç urimeve dhe surprizës që i organzuan fermerët, Visi mori edhe një mesazh të veçantë, nga mësuesja e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi. Mes kujtimesh, zysha tregoi herën e parë që Visi u ul në bankat e shkollës. Ndërsa vetë aktori “hapi zemrën” dhe tregoi një histori të veçantë. “Kam një histori shumë të veçantë me zysh Enxhin.Unë kam pasur shumë dëshirë të vazhdoj shkollën, mezi e kam pritur. Dhe kur e kam parë zysh Enxhin jam mahnitur sa e bukur ishte. Unë i kam pasur gjithmonë shumë qejf njerëzit e bukur dhe ka qenë një njeri i mrekullueshëm. Ajo edhe sot është shumë e bukur. E kam pasur shkollën me shumë qejf dhe zysha më ka mbajtur mirë. Janë detyruar të shtëpisë të më heqin nga klasa e parë sepse unë nuk po mësoja, po mrekullohesha me zyshën. Isha në dashuri me zyshën”, tha Visi.