Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

Pikat kryesore

  • Ulsi Manja tha sot para grupit socialist se nuk ka vend për zëvendësimin e ndalimit të largimit jashtë vendit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi, për deputeten Belinda Balluku.
  • Ai i ka kërkuar kolegëve dhe Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK dhe mosdhënien e këtij autorizmi.
  • Ky rekomandim i joni nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet në ngarkim të deputetes Belinda Balluku.

Ulsi Manja tha sot para grupit socialist se nuk ka vend për zëvendësimin e ndalimit të largimit jashtë vendit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi, për deputeten Belinda Balluku. Ai i ka kërkuar kolegëve dhe Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK dhe mosdhënien e këtij autorizmi. “Ne si anëtarë të mazhorancës arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arrestit në burg apo në shtëpi. Ky rekomandim i joni nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet në ngarkim të deputetes Belinda Balluku. Masa e sigurimit e ndalimit jashtë shtetit, e garanton vazhdimin e procedimit penal të nisur prej saj. Ne e konsiderojmë çështje që i takojnë drejtësisë. Do duhet të pritet përfundimi i hetimeve, për të parë sesi do ecin hetimet. “Prokuroria e Posaçme po heton lirisht dhe nuk po pengohet sa i takon ndjekjes penale, por sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, sigurisht kompetenca përfundimtare për dhënien ose jo të autorizimit i takon Kuvendit të Shqipërisë pasi merr raport rekomandues nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Lidhur me nevojën e rëndimit të masës së sigurimit, prokuroria thotë se janë shtuar disa episode të reja penale, shton automatikisht sanksionin e veprës. Nëse pranojmë se çdo zgjerim hetimi konsiderohet rrethanë e re që justifikon arrestin, atëherë i bie që çdo procedim penal do të përfundonte në paraburgim. Natyra e veprës penale mbetet e njëjta, nuk ka vepër penale të re”, u shpreh Manja. Mbi rrezikun e prishjes së provave, Manja tha se nuk ka akuzë ndaj Ballukut për pengim të drejtësisë. “Nuk ka asnjë provë direkte ku Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, shtoi Manja.

Lini një Përgjigje